Chelsea triumfoi 2-3 ndaj Luton, në ndeshjen e Premier League. Blutë e Londrës vendos ndeshjen në shinat e duhura që në pjësën e parë, pasi kaluan në epërsinë e dy golave.
Palmer realizoi i pari, ndërsa Madueke dyfishoi llogaritë. Në pjesën e dytë, Palmer thelloi avantazhin me një tjetër gol, por vendasit nuk u dorëzuan.
Barkley “tundi rrjetën” për Luton në minutën e 80-të, ndërsa Adebayo ngushtoi shifrat në të 87-tën. Gjithsesi, në fund fitoi Chelsea që shkon në kuotën e 28 pikëve, në mesin e tabelës. Luton renditet në vendin e 18-të me 15 pikë. Titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja, i cili luajti 63 minuta.
(J.S/)