Eric Bailly është lojtari më i ri i Villareal. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar rikthimin e mbrojtësit, me një postim në rrjetet sociale. “Villarreal ka arritur marrëveshje me Eric Bailly, i cili rikthehet të veshë fanellën e verdhë pas sezonit 14-15 dhe 15-16. Mirë se erdhe, Eric!” – Shkruan Villareal.
29-vjeçari vjen në La Liga pas një eksperience jo të mirë në Turqi, ku u aktivizua vetëm 5 ndeshje me fanellën e Besiktas. Ndeshja e parë e Baillyt me Villareal është me 2 janar në orën 21.30, në përballjen ndaj Valencias në Estadio de Mestalla.
Kalimit i lojtarit nga Bregu i Fildishtë në Estadio de la Ceramica hap rrugën për rikthimin e Gabbia-s në Milano. Merkato e janarit pritet të jetë interesante, me skuadrat e mëdha që do përforcojnë grupin me lojtarë të tjerë.
(J.S/)