FOTO/ Grabiti shtëpinë e Benzemasë, arrestimi i zyrtarit shqiptar bën bujë në mediat më të njohura sportive europiane

Arrestimi i zyrtarit shqiptar, Alfred Prodani, për shkak të grabitjes së sulmuesit të Realit të Madridit, Karim Benzema, mori një vëmendje të madhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha mediat e njohura sportive në Europë.

benzema alfred prodani

Gazeta spanjolle, “Marca”, shkruan: “I arrestuari për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë… është një zyrtar i lartë nga një qeveri e huaj”.

marca

Ndërkohë, që prestigjiozja tjetër spanjolle, “AS” shkruan në titullin e saj: “Një zyrtar i lartë nga Qeveria Shqiptare është arrestuar për grabitjen e shtëpisë së Benzemasë gjatë Klasikes”.

as

Në Itali, “Gazzetta” për këtë temë shkruan: “Grabiti shtëpinë e Benzemasë, arrestohet zyrtari shqiptar. Ishte ‘truri’ i më shumë se 40 vjedhjeve”.

gazzetta

“TuttomercatoWeb” shkruan: “Grabitja e shtëpisë së Benzemasë në 2019, zyrtari i Qeverisë Shqiptare arrestohet”.

tuttomercatoweb

“Karim Benzema u grabit nga një zyrtar shqiptar?”, shkruan prestigjiozja franceze, “CNEWS”.

cnews

Ndërsa në Portugali, gazeta “Record” e hap me: “Zyrtari i Qeverisë Shqiptare arrestohet në lidhje me grabitjen e shtëpisë së Benzemasë”.

record

Arena e Lajmit


FOTO/ Grabiti shtëpinë e Benzemasë, arrestimi i zyrtarit shqiptar bën bujë në mediat më të njohura sportive europiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook