Anëtarët e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike u mblodhën në mbrëmjen e së shtunës poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në shenjë mbështetjeje ndaj tij.
Ndaj tij dje GJKKO dha masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore nën akuzën e korrupsionit për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Më pas ata janë ngujuar në sallën “Pjetër Arbnori” në seli, si shenjë e kundërshtimit të asaj që po ndodh me ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit përmes avokatëve të tij sqaroi se do të apelonte vendimin.
()