Fredi Beleri del nga burgu, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës lirohet për vetëm 6 orë

Fredi Beleri del nga burgu, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës lirohet

Këtë të diel, Fredi Beleri del nga burgu. Ekskluzivisht, burimet për Lapsi.al nga Himara bëjnë me dije se Belerit i është dhënë leje për varrimin e gjyshes. Të njëjta burime nga qeveria, thonë se leja është deri në 6 orë dhe varrimi është në orën 14.30 të kësaj të diele.

Kujtojmë që më herët Fredi Beleri ka kërkuar leje nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për të takuar gjyshen, por i është refezuar.

Kujtojmë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, dy ditë para votimeve në zgjedhjet vendore, ndërkohë që teksa ishte në qeli fitoi edhe zgjedhjet në Bashkinë e Himarës. Por deri tani atij i është refuzuar leja per t’u betuar.

 

Fredi Beleri del nga burgu, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës lirohet për vetëm 6 orë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook