Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë një leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të dalë nga burgu. Shkak është bërë humbja e gjyshes së tij, ndërkohë që Beleri ka bërë kërkesë për të marrë leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për , duke iu referuar avokatit të Belerit, Geni Gjyzari, mësohet se atij i është dhënë 6 orë leje. Sakaq, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se kanë marrë masa për shoqërimin e Belerit.
Kujtojmë se Beleri ndodhet në paraburgimin e Fierit, nën akuzën për blerje votash. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
()