Dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, publikohen pamjet e Ruben Saraiva në Rinas

Dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, publikohen

Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht për ekstradimin e autorit të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Ruben Saraiva, me nënshtetësi portugeze u arrestua në Marok.

Edhe pse nuk ka marrëveshje ekstradimi me këtë shtetas, autoritetet arritën ta transferojnë Saraivën për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa të arrestuarit e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë ekstraduar ende.

Reagimi:

Sillet në Shqipëri, shtetasi portugez autor i dyshuar i vrasjes me armë zjarri, të shtetasit A. N. 28-vjeçari u kap në Marok, falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit, shkëmbimit të tij në kohë reale dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit. Specialistët e Interpol Tiranës bënë të mundur ekstradimin në vendin tonë, të shtetasit R. S., 28 vjeç, lindur në Portugali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Shtetasi R. S. dyshohet se më datë 19.04.2023, në ambientet e lokalit, ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. N..

Falë bashkëpunimit mes Interpol Marokut dhe Interpol Tiranës, u bë i mundur ekstradimi i këtij shtetasi, në vendin tonë. Më herët, si rezultat i reagimit në kohë, punës profesionale hetimore dhe gjurmuese, sigurimit të inteligjencës policore, shkëmbimit në kohë të informacionit me homologët, si dhe falë bashkëpunimit të suksesshëm me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi dhe i shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, publikohen pamjet e Ruben Saraiva në Rinas

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook