Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka shprehur urimin e saj për ardhjen e vitit të ri 2024.
Nikolla u shpreh se pas 365 ditësh rrugëtimi, gjatë të cilave secili prej nesh u përpoq të bëjë më të mirën, po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira.
“Ndërsa mblidhemi bashkë e përgatitemi për të festuar, ju uroj të gjithë shqiptarëve një Vit të Ri 2024 me shëndet e gëzime!
Pas treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditësh rrugëtimi, gjatë të cilave secili prej nesh u përpoq të bëjë më të mirën, po hyjmë në një vit plot sfida, drejt ditëve më të mira.
Viti i Ri fillon me një lajm të bukur për qytetarët e Kosovës: lëvizjen e lirë pa viza drejt zonës Schengen, një hap drejt familjes evropiane.
Gjatë vitit 2024 puna, përkushtimi, sakrificat dhe dinjiteti i qytetarëve do të jenë frymëzimi për ne që kemi privilegjin t’u shërbejmë atyre në detyrat publike.
Me dashurinë që na ka mbajtur dhe do të na mbajë të bashkuar, për familjet tona dhe për Shqipërinë tonë të dashur, e cila pret kontributin e përkushtimin e të gjithëve ne, Gëzuar të gjithëve”, u shpreh ajo.