Lajm i mirë për Interin, rikuperon kapitenin për Veronën, Dimarko në dyshim për ndeshjen ku kërkojnë të shpallen kampionë dimri

Interi e gjen sërish kapitenin Lautaro Martinez. Verona mbërrin në “San Siro” të shtunën më 6 janar në orën 12.30, që është ndeshja e tyre e parë në Seria A për vitin 2024. Për këtë ndeshje, trajneri Simone Inzagi rikuperon sulmuesin argjentinas, i cili humbi dy ndeshjet e fundit në kampionat me Leçen dhe Xhenoan pas tendosjes së muskujve në aduktorët e këmbës së majtë.

MILAN, ITALY – APRIL 19: Lautaro Martinez (R) of FC Internazionale celebrates with Federico Dimarco (L) after scoring the his team’s secon goal during the UEFA Champions League quarterfinal second leg match between FC Internazionale and SL Benfica at San Siro Stadium on April 19, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Giuseppe Cottini/Getty Images)

Kapiteni u lëndua në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Bolonjës. Të njëjtin problem atëherë kishte në stërvitje edhe Federiko Dimarko.

KONTROLLET – Të dy lojtarët e Interit iu nënshtruan kontrolleve rutinë gjatë paradites së sotme. Gjithçka ishte në rregull për kapitenin, megjithatë anësori i majtë mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj Veronës. Duhet fituar për t’u bërë kampion dimri. Juventusi, i cili po ndjek, ndodhet në vendin e dytë me 2 pikë më pak se zikaltërit, luan të dielën në Salernitana, skuadra e vendit të fundit në Seria A./Panorama Sport

Arena e Lajmit

Lajm i mirë për Interin, rikuperon kapitenin për Veronën, Dimarko në dyshim për ndeshjen ku kërkojnë të shpallen kampionë dimri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook