Taksimi i profesioneve të lira, Berisha: Mekanizëm për t’i dëbuar nga Shqipëria, u bëj thirrje të bashkohen me mosbindjen civile

Taksimi i profesioneve të lira, Berisha: Mekanizëm për t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për vendosjen e taksës për profesionet e lira, e cila hyri në fuqi në 1 janar të këtij viti.

Me anë të një postimi në facebook, Berisha thotë se vendosja e kësaj takse është një mekanizëm  pëe të dëbuar nga Shqipëria shumë kategori njerëzish.

Berisha kishte një apel për të gjithë, që të mos largohen, por të bashkohen me mosbindjen civile, duke mos e paguar këtë taksë.

Reagimi i Berishës

Genocid nëpërmjet taksave të dëbimit!
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rëndë për 29 mijë shqiptarë që ushtrojnë profesione të lira.
Kësaj shtrese, jetike për ekonominë e vendit, u është vendosur prej datës 1 Janar 2024, TAKSA E DËBIMIT nga Shqipëria.
Filozofia e Partisë Demokratike, ashtu si e çdo partie të djathtë, qëndron në faktin se më pak taksa është më mirë. Është e provuar se paraja në xhepin e qytetarit menaxhohet më mirë dhe është më e dobishme se sa në arkën e shtetit.
Kjo është e provuar në qeverisjen e Partisë Demokratike, ku fal taksës së sheshtë shqiptarët kishin më shumë fuqi blerëse se sot, pavarësisht se kanë kaluar 10 vite.
Është e provuar gjithashtu në shumë vende perëndimore që kanë ndjekur një sistem taksimi të djathtë dhe ka rezultuar në produkivitet të shtuar dhe begati për vendin.
Sidoqoqoft ajo që po ndodh në Shqipëri, nuk është një sistem taksimi i majtë dhe kritika ime nuk ka natyrë ideologjike.
Problemi në Shqipëri nuk është taksa në vetvete. Por QËLLIMI i taksës. A është ajo një taksë e drejtë? A nxit ajo produkivitet?
Nëse vizitojmë historinë, do të shohim raste të shumta ku taksat janë përdorur si instrumenta për shtypjen e njerëzve.
Taksat janë përdodur për të vjedhur një popullatë, si në Francën para Revolucionit. Taksat janë përdodur si detyrim për të konvertuar besimet e njerëzve.
Dhe së fundmi, taksa e profesioneve të lira në Shqipëri, si një mekanizëm për të DËBUAR nga Shqipëria, atë shtresë ku përfshihen operatorët turistikë, veterinerët, arsimtarët, mjekët, agjentët e pasurive të paluajtshme, elektricistët, hidraulikët etj.
Taksimi i tyre me 15% dhe 23% është de facto një TAKSË DËBIMI, pasi cili do që njeh një profesionistë nga këto fushë, e di se të ardhurat e shumicës së tyre janë në kufirin e mbijetesës.
Kjo taksë është një TAKSË DËBIMI, kur në ekuacion vendosen edhe faktet e tjera të realitetit të tyre:
– Asnjë mbështetje apo incentivë nga shteti për këto profesione. – Çmimet më të larta në rajon për ushqime bazike dhe strehim.
– Realitetin se 81% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi, ku profesionstat e lirë janë segmentet më të interesuar për largim.
Pra taksimi i profesioneve të lira me 15% dhe 23% në këto rrethana, përbën jo një taksim të thjeshtë, por një incentivë për largimin e tyre nga Shqipëria dhe zbrazjen e Shqipërisë nga profesionistët.
Ky taksim është veçse instrumeni i rradhës, në një sistem të mirëmenduar që synon genocid ndaj shqiptarëve, duke i larguar ata nga trojet e tyre.
Në Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Genocideve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në faqen e parë shkruhet se ka 5 akte që cilësohen GENOCID.
Akti numër 3 thotë: “Genocid quhet kur qëllimisht një grupi i vendosen kushte jetësore të kalkuluara për të sjellë shkatërrimin e pjesshëm ose të plotë të një populli”.
Thënë këto, taksimi i profesioneve të lira është vetëm kushti më i ri i kalkuluar për të përshpejtuar largimin e shqiptarëve.
Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i zgjedhjeve të lira.
Kusht i kalkuluar është edhe agresioni ndaj opozitës. Ku përfshihen vjedhja e logos së Partsë Demokratike. Dhe burgosja e liderit të opozitës.
Kusht i kalkuluar është edhe shkatërrimi i parlamentarizmit. Ku deputetëve të opozitës u mohohet ÇDO E DREJTË KUSHTETUESE.
Prandaj ju bëj thirrje profesionistëve të lirë. Të qëndrojnë për Shqipërinë. Mos të dorëzohen duke zgjedhur të largohen, ashtu siç synohet. Por të bashkohen në mosbindje civile duke REFUZUAR pagesën e kësaj takse.
O SOT O KURRË! Për demokracinë. Për pluralizmin. Për shpëtimin e Shqipërisë.

Taksimi i profesioneve të lira, Berisha: Mekanizëm për t’i dëbuar nga Shqipëria, u bëj thirrje të bashkohen me mosbindjen civile

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook