Largohen të qetë emigrantët, policia merr masa për shmangien e radhëve në Kakavijë

Largohen të qetë emigrantët, policia merr masa për shmangien

Erdhën, festuan, ikën. Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në shtetin fqinj. Policia Kufitare në Gjirokastër është angazhuar  që  të mos ndeshen me probleme në kufi.

Në doganën e Kakavijës po punohet me pesë sportele në hyrje dhe  tre në dalje. Në këto ditë të para të vitit 2024 fluksi i lëvizjes në pikën kufitare tokësore më të madhe në jug të vendit  ka qenë i ulët.  Rritje e numrit të udhëtarëve parashikohet duke nisur nga mesi i javës. Për të shmangur pritjen në kufi  autoritetet shqiptare kanë zhvilluar takime dhe me autoritetet greke.

Në ditën e parë të vitit  nga  pika kufitare e Kakavijës dolën rreth 2800 persona, nga  Kapshtica afro 3600 dhe nga Qafë Thana rreth 3300 persona.

Largohen të qetë emigrantët, policia merr masa për shmangien e radhëve në Kakavijë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook