Zbardhet ngjarja/ U mendua se zjarri në rrobaqepësi në Rrëshen ishte nga shkëndija, por…

Zbardhet ngjarja/ U mendua se zjarri në rrobaqepësi në

Zbardhen detaje nga zjarri në një rrobaqepësi në Rrëshen. Pas hetimeve policore rezultoi se flaka nuk ishte shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por kishte qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Dyshohet se flakët janë vendosur nga shtetasja me inicialet D.K., e cila thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rrëshen/Informacion shtesë

Si rezultat i veprimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për rënien e zjarrit në rrobaqepësinë e shtetases D. K., paraditen e sotme, ka rezultuar se zjarri në këtë ambient nuk ishte shkaktuar nga shkëndijë elektrike.

Nga hetimet dyshohet se është vënë nga shtetasja L. Ç., 40 vjeçe, banuese në Rrëshen, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. Ç., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

Zbardhet ngjarja/ U mendua se zjarri në rrobaqepësi në Rrëshen ishte nga shkëndija, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook