Video/ Simpatizantët poshtë pallatit, Berisha i përshëndet nga dritarja, pamjet nga brenda banesës së tij

Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sot poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur.

Nga pamjet brenda banesës së tij, Berisha shihet duke bërë simbolin me dy gishta, si dhe ka valëvitur flamujt e PD-së. Pas daljes në ballkon dhe përshëndetjes me mbështetësit e tij, Berisha ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku shkruan “Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”.

Kujtojmë se dy ditë më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për shtrëngimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin i dyshuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa ku do të jetë me mbikqyrje periodike policore dhe duhet të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Gjithashtu i ndalohet komunikimi me persona që nuk janë familjarë.

()

Arena e Lajmit

Video/ Simpatizantët poshtë pallatit, Berisha i përshëndet nga dritarja, pamjet nga brenda banesës së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook