Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndryshuar sërish lukun e saj. Ndyshimi ka të bëjë me flokët.
Ylli i popit është kthyer në bjonde, nga ngjyrë të kuqe që i kishte.
Por, ndryshimi i saj nuk është rastësor.
Ajo i ka bërë flokët bjonde, për rolin e saj si spiune në filmin e ardhshëm Argylle.
Kujtojë se 28-vjeçarja, kryesuese e top-listës, ndau 5 foto në Instagram natën e vitit të ri.
Ajo pranoi se kishte pirë disa kokteje para fillimit të vitit të ri, të cilat i kaloi në Jaipur të Indisë.
“A e bën dikush tjetër këtë pas 5 negroni? Gëzuar 2024!!!”