Përplasen dy automjete, dëmtohet shoferi i “Volkswagen” dhe pasagjeri

Përplasen dy automjete, dëmtohet shoferi i “Volkswagen”

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Qerret i Vjetër në Lushnje. Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë, janë dëmtuar shoferi i “Volkswagen” dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar menjëherë në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 20:20, në fshatin Qerret i Vjetër, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin tjetër.

Si pasojë e përplasje, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi 43 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Përplasen dy automjete, dëmtohet shoferi i “Volkswagen” dhe pasagjeri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook