E ardhmja e Armando Brojës vihet çdo ditë e më shumë në dyshim, me merkaton e janarit që është bërë tepër e nxehtë që në ditët e saj të para.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk po kalon një moment te mirë te Çelsi dhe duke se janë vetë “Blutë” që janë të gatshëm që ta shesin.
Siç raporton gazetari i njohur italian, Rudi Xhaleti, e interesuar për Brojën është Uest Hemi. “Hammers” janë në kërkim të një sulmuesi dhe 22-vjeçari shqiptar prej kohësh ka qenë në radarët e tyre.
Gjithsesi, Xhaleti raporton se rival i Brojës është dhe sulmuesi i PSG-së, Hugo Ekitike, i cili duket si një pistë më e lehtë duke parë dhe që minutat i mungojnë prej kohësh te skuadra franceze./PANORAMASPORT.AL