Dy helikopterë Black Hawk do t’i shtohen Forcave të Armatosura, Peleshi: Do të na ndihmojnë të përmbushim misionet dhe operacionet

Dy helikopterë Black Hawk do t’i shtohen Forcave të Armatosura,

Dy helikopterë amerikanë Black Hawk do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të këtij muaji.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi shprehet se është “një investim i madh dhe një hap i rëndësishëm që do të na japë fuqinë dhe përkushtimin e nevojshëm për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.”

Ndër të tjera, Peleshi shprehet se kjo është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë.

“Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, thekson Peleshi.

Dy helikopterë Black Hawk do t’i shtohen Forcave të Armatosura, Peleshi: Do të na ndihmojnë të përmbushim misionet dhe operacionet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook