Policia Rrugore e Gjirokastrës bën bilancin për muajin dhjetor: 2 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 8 të proceduar

Policia Rrugore e Gjirokastrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit dhjetor 2023, janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, pa leje drejtimi, janë proceduar në gjendje të lirë 8 drejtues mjetesh, për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllime: parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.

Në këtë kuadër, gjatë muajit dhjetor, janë ndëshkuar administrativisht në total, 1645 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

451 drejtues mjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtrim me sinjalistikën rrugore;

412 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

207 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

381 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

194 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Arena e Lajmit

Policia Rrugore e Gjirokastrës bën bilancin për muajin dhjetor: 2 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 8 të proceduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook