Dy helikopterë amerikanë “Black Hawk tip Uh-60M do të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura në fund të muajit janar duke rritur kështu kapacitetet operacionale. “Falkonjtë e zinj” që janë pjese e rëndësishme e ushtrisë amerikane qe prej vitit 1978 kane fituar reputacion si një nder llojet e helikopterëve me te fuqishëm ne botë.
Lajmin e bën më dije ministri i mbrojtes Niko Peleshi, i cili shkruan se helikopterët janë investim i madh që do shërbejnë për të përmbushur misionet taktike dhe operacionet e emergjencave me më shumë efikasitet dhe siguri.
News24 mëson përmes burimeve të besueshme se helikopterët me shumë funksione “Black Hawk” janë të rinj dhe jo të përdorur më parë.
Mirëmbajta e helikopterëve sipas kontratës së nënshkruar mes palës amerikane dhe shqiptare do te mbulohet për 3 vitet e para nga amerikanët ne në hangarin që do të ndërtohen në bazën ajrore të Farkës ku kanë mbërritur edhe disa materiale nga Shtetet e Bashkuara.
“Fajkonjtë e zinj” kanë një kanë një rezistencë të madhe në zona me temperatura të larta, por edhe një kosto më të lartë mirëmbajtjeje se sa “Cougar-ët” që Forcat Ajrore Shqiptare aktualisht kane përdorim.
News 24 mësoi se disa pilotë dhe teknikë shqiptarë, efektivë të Forcës Ajrore kanë përfunduar trajnimin në Shtetet e Bashkuara për helikopterët “Black Hawk Uh-60M”.
Gjatë 40 viteve të fundit, “Black Hawk” është përdorur në zonat e nxehta luftarake për të shpëtuar jetë ose për evakuimin e viktimave, për të ofruar furnizime kritike për trupat, për të ofruar furnizime emergjente gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar.
Fillimisht u projektuan si helikopterë transporti në zonat e konfliktit, por në vitet e mëvonshme iu shtuan edhe sisteme armatimi, siç janë raketat ajër-ajër, ajër-tokë si edhe mitralozat e rendë. Më shumë se 4000 helikopter “Black Hawk” të të gjitha llojeve janë në shërbim sot ne 34 shtete.