Rezistenca nga antibiotikët, kreu i Urdhrit të Mjekut Veteriner: Problem global

Rezistenca nga antibiotikët, kreu i Urdhrit të Mjekut Veteriner:

Antibiotiko rezistenca është kthyer në një shqetësim mbarë global. Veç përdorimit pa kriter nga njerëzit, problem është marrja e tyre nëpërmjet prodhimeve shtazore. Urdhri i mjekut veteriner, vë në dukje se janë marrë një sërë masash për ndërgjegjësimin e veterinerëve për të kufizuar përdorimin e antibiotikëve tek kafshët  bujqësore.

“Ky mbetet një mision edhe i urdhrit të mjekut veterinar me tema specifike për rastin konkret të antibiotiko rezistencës dhe menaxhimin e medikamenteve veterinare”, thotë Ervin Resuli, president i urdhrit të mjekut veteriner. Trajtimet e reja mjekësore edhe te kafshët bujqësore ka bërë që koha e shërimit të jetë më e shpejtë.

“Ka një sërë protokollesh në përdorimin e medikamenteve në kafshët bujqësore kryesisht të cilat kanë kohën e tyre të pezullimit apo karencës që njihet  ndryshe, të cilat varion nga  7 dite 15 apo 21 ditë, po ashtu me gjeneratën e fundit ne kemi medikamente të cilat nuk kanë mbetje kryesisht në qumësht apo janë më me pak ditë në mish”, shprehet ai.

Ekspertët e shëndetësisë botërore janë të mendimit se rritja e rezistencës së baktereve ndaj trajtimeve po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, si pasoje e përdorimit të antibiotikëve edhe kur nuk duhet, tek njerëzit, apo konsumimi i produkteve shtazore në kohën kur kafshët janë nën trajtim mjekësor.

Rezistenca nga antibiotikët, kreu i Urdhrit të Mjekut Veteriner: Problem global

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook