Mbretëresha daneze ka bërë shëtitjen e saj të fundit në një karrocë ari përpara se zyrtarisht të heqë dorë nga froni.
Mbretëresha Margrethe II zyrtarisht do të japë dorëheqjen më 14 janar, pasi njoftoi papritmas abdikimin e saj në natën e Vitit të Ri.
Sipas traditës daneze, karroca përdoret vetëm një herë në vit, për ceremoninë e madhe të Vitit të Ri.
Mbretëresha shkoi nga Amalienborg ku ajo jeton aktualisht në kështjellën Christiansborg. Gjatë ditës ajo do të rikthehet në shtëpinë e saj.
Margrethe II, 83-vjeç tha se vendimi për të abdikuar vjen pas një ndërhyrjeje në shpinë. Froni do t’I kalojë djalit të saj, princit Frederik.