Tirana rikthehet në fushë, skuadra e Ahmatajt grumbullohet në kryeqytet

Tirana u ka dhënë fund pushimeve të marra për festat e fundvitit. Bardheblutë sot kanë zbritur në fushë dhe kanë nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit. Sipas njoftimit të bërë nga klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ekipi do të qëndrojë i grumbulluar në kryeqytet, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.

Ekipi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj, teksa ditën e sotme ka planifikuar edhe dy seanca stërvitore, ndërsa ditët në vijim, do të ketë edhe alternime nga stafi teknik.

Ekipi do të qëndrojë në grumbullim deri më datën 8 janar, ku më pas do të përgatitet për ndeshjen e parë të vitit 2024 në “Abissnet Superiore” ndaj Dinamos.

Arena e Lajmit

Tirana rikthehet në fushë, skuadra e Ahmatajt grumbullohet në kryeqytet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook