Pamjet që shihni tregojnë momentin kur oficerët e policisë shkojnë për kontroll në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ish-kryeministri fundit është në ‘arrest shtëpie’, masë të cilën e kërkoi SPAK. Mësohet se oficerët po ushtrojnë kontroll për zbatimin e masës së sigurisë. Berisha akuzohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kontrolli bëhet si pjesë e procedurës, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion caktoi në 30 dhjetor arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për Berishën.
()