“Rishikim të dytë për skemën e pensioneve”, Mete: Rritja e pagave? Kemi strategji afatmesme të të ardhurave

“Rishikim të dytë për skemën e pensioneve”,

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete thotë se 10 vite pas ndërhyrjes në skemën e pensioneve, do të ketë një tjetër rishikim të kësaj skeme.

Në një konferencë për mediat, Mete u shpreh se do të ketë një rishikim të dytë të qasjes së reformës, që të ketë një shpërndarje sa më të drejtë për këtë shtresë të shoqërisë.

“Në fakt, sa i përket indeksimit të pensioneve, është inflacioni i shportës ai që merret parasysh. Një nga diskutimet që kemi pasur, është që do duhet të merret i njëjti inflacion për të gjithë gamën e pensioneve apo duhet të merret në bazë të një niveli te caktuar. Është një diskutim me Bankën Botërore, qoftë lidhur me rezidencën, qoftë me kompensimet e energjisë, qoftë ato që lidhen me moshën, qoftë ato që lidhen me pensionet suplementare.

10 vjet pas ndërhyrjes në vitin 2105, do të ketë një rishikim të dytë të qasjes reformuese, që të marrë parasysh zhvillimet që lidhet me demografinë, jetëgjatësinë. Të ketë një shpërndarje sa më të drejtë për këtë shtresë të shoqërisë”, theksoi Mete.

“Rishikim të dytë për skemën e pensioneve”, Mete: Rritja e pagave? Kemi strategji afatmesme të të ardhurave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook