Akademia/ Beqir Meta kundërshton ndryshimet në Institutet Albanologjike: Jo e përshtatshme! Nuk duhen zhbërë strukturat

Profesor Beqir Meta ka kundërshtuar ndryshimet e strukturave ekzistuese të Instituteve Albanologjike tashmë të kaluara nën Akademinë e Shkencave. Në mbledhjen online të mbajtur në Asamblenë e Akademisë së Shkencave ai thotë se “procedura e paraqitjes së kësaj shtese është jo e përshtatshme, pasi ky kapitull që shtohet është shumë i rëndësishëm dhe meriton një diskutim me pjesëmarrje fizike në një mbledhje të gjerë të Asamblesë”.

Sipas Metës, ky kapitull vendos drejtpërdrejt parimet themelore të organizimit të instituteve dhe pikërisht për këtë arsye duhet patjetër pjesëmarrja e gjerë e studiuesve të instituteve albanologjike në hartimin e miratimin e këtyre përcaktimeve.

Duke vënë në dukje se nuk se nuk ka ndonjë emergjencë që këto shtesa në statut të bëhen me kaq ngut dhe pa ju nënshtruar një diskutimi të gjerë, ai thekson se nuk ka nevojë dhe është e gabuar të zhbëhen strukturat e mëparshme drejtuese të këtyre instituteve të zgjedhura nga studiuesit me zgjedhje të lira e të fshehta në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë dhe përvojës më të përparuar evropiane. “Ruajtja e tyre garanton lirinë akademike, pavarësinë, shmang keqkuptime e mosmarrëveshje të panevojshme dhe nga ana tjetër mendoj se nuk përbën ndonjë pengesë për inkuadrimin e instituteve brenda ASH si njësi të pavarura”, nënvizon Meta, historian.

Ai kundërshton nenin 51 i cili përcakton futjen e elementëve të tjerë jashtë institutit nga IAL, etj në Këshillat Shkencore. Kjo cenon pavarësinë e instituteve, i diskriminon ato në raport me Fakultetet e IAL, dhe nuk sjell asnjë dobi në organizimin e tyre. “Zgjedhja nga Kryesia e ASH përbën ndërhyrje, kontroll jo të nevojshëm dhe cenim të hapur të autonomisë së instituteve si dhe krijon premisa për cenim të lirisë akademike. Për zgjedhjen e Këshillave shkencore mendoj të ruhet praktika e deritanishme e zgjedhjes së tyre me votën e studiuesve të instituteve pasi është përvoja më e mirë, më e përparuar dhe më demokratike dhe ne nuk kemi arsye për t’u kthyer pas në këtë drejtim.
()

Arena e Lajmit

Akademia/ Beqir Meta kundërshton ndryshimet në Institutet Albanologjike: Jo e përshtatshme! Nuk duhen zhbërë strukturat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook