Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi Dan Hutra dhe tre të burgosur të tjerë në burgun e Fierit tentuan të arratisen duke prerë hekurat e qelisë.
Balla u shpreh se përpjekje të tilla ndodhin shpesh, por shtoi se u kap në kohë nga policia.
Ministri theksoi se u parandalua një ngjarje e rëndë, me zbulimin e planit të katër të burgosurve për t’u arratisur.
“Nuk është diçka që nuk ndodh, por përpjekje të tilla ndodhin shpesh. Fakti që u kap në kohë nga policia e burgjeve tregon që është parandaluar një ngjarje e rëndë”, u shpreh shkurtimisht ministri Taulant Balla.