“Krijimi i një federate mund të sjellë një panoramë të re”, Agron Duka: Ata që kanë ego t’i dalin në ballë opozitës

Politikani Agron Duka tha në studion e News 24, se krijimi i një federate të opozitës mund të krijojë një panoramë të re.

“E tashmja nuk është e mirë. Siç e kemi parë, e copëzuar, pa një qëllim. Natyrisht as e ardhmja nuk mund të jetë shumë e mirë. Nëse krijojmë një konfederatë të opozitës ndoshta mund të kemi një panoramë tjetër, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e maxhorancës përfshirë korrupsionin. Kjo nuk mund të mjaftojë. Nuk rrëzohet qeveria nga zullumi i vetë. Ajo mund të riciklohet.

Ata që shohin veten, të kenë ego të jenë ballë të angazhohen dhe ndoshta edhe në të ardhmen mund të kemi një lider.  Lider i opozitës është Berisha që është i izoluar dhe Basha me atë pjesën e vogël, nuk mund të vijmë në pushtet në vitin 2025. Bardhi është mundur të çedojë nga personaliteti i vet, është gati të dalë në radhë të dytë pasi s’kanë asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet. Mund të bëhen deputetë, por nuk vijnë në pushtet”, tha Duka.

Arena e Lajmit

“Krijimi i një federate mund të sjellë një panoramë të re”, Agron Duka: Ata që kanë ego t’i dalin në ballë opozitës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook