Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Kolegët dhe pronari i fasonerisë e mohojnë: S’kemi lidhje me ngjarjen

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Kolegët dhe

Vetëvrasja e 41-vjeçares, Bedrie Loka ka tronditur opinionin publik, për shkak edhe të arsyes që e çoi të kryente atë veprim fatal për jetën e saj. Por kolegët e 41-vjeçares në fasonerinë në zonën e Fllakës kanë qëndruar të distancuar, duke thënë se nuk kanë të bëjnë me këtë ngjarje. Nga ana tjetër, edhe pronari, shtetas italian tha për abcnews ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Ndërkohë, më herët e ndjera ishte ankuar te pronari, i cili nuk kishte gjetur një zgjidhje.

Nga ana tjetër, bashkëshorti ka thënë se ka qenë kushërira e së ndjerës, e cila ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social Tik Tok. Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën, e cila më pas kishte kërkuar falje, por fotot nuk i ka hequr.

Familjarët e 41-vjeçares thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë. Bashkëshorti dhe djali jetonin jashtë dhe natën e Vitit të Ri gruaja iu kishte kërkuar që të jenë të gjithë në shtëpinë e tyre. Djali ka pranuar gjithashtu se e ëma ishte në gjendje të rënduar emocionale dhe e kishte paralajmëruar se do të vriste veten. Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje të gjithë personelin e fasonerisë me qëllim për të zbuluar personin e vërtetë apo personat që kanë hapur adresën false. 

 

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës/ Kolegët dhe pronari i fasonerisë e mohojnë: S’kemi lidhje me ngjarjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook