Klubi i Kukësit vazhdon ndryshimet gjatë merkatos së janarit, ku synimi i verilindorëve është përforcimi i skuadrës për t’iu larguar sa më shpejt zonës së ftohtë të klasifikimit. Sot, verilindorët kanë zyrtarizuar afrimin e radhës, duke firmosur me mbrojtësin e majtë, Geri Selita.
Lojtari 22-vjeçar, i dalë nga akademia e Besës, ka bërë xhiro në skuadra të ndryshme edhe në Superiore, si Partizani e Egnatia, pa harruar këtu eksperiencën te Lushnja në Kategorinë e Parë. Por ai nuk ka arritur të luajë rregullisht në këto ekipe.
Tani për Selitën nis një etapë tjetër në radhët e klubit verilindor, ku pret t’i jepet shansi të tregojë sa vlen në elitën e futbollit shqiptar./ PANORAMASPORT.AL