Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja: Kur të ngrihemi, s’do të ketë vrimë për Edi Ramën!

Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja: Kur të ngrihemi,

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar sërish me megafon mbështetësve të tij, teksa ka folur nga dritarja. Mbështetësit e tij janë mbledhur poshtë banesës ku ai prej disa ditësh ndodhet në arrest shtëpiak.

Berisha u shpreh se tubimi i sotëm ishte i shenjtë dhe simpatizantët e tij po protestonin për fjalën e lirë. Ai theksoi se paratë e drogës dhe krimi ka pushtuar çdo institucion dhe sipas tij kjo ndodh vetëm për shkak të mos ngritjes së qytetarëve.

Berisha tha se në momentin që ata do të ngrihen “nuk do të ketë tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë dhe Shqipëri”.

“Kjo është një protestë e shenjtë, e shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë. Sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë, Salman Rushdie thotë se fjala e lirë është gjithçka, është vetë jeta.

Pa fjalën e lirë nuk mund të jesh kurrë njeri me dinjitet. U drejtohem sot qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe sot kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari. Mos u mërzitni, mos u lodhni e mos u trembni. Sot paratë e drogës, falangat e krimit që kanë pushtuar çdo institucion vërtet mbjellin frikë e terror, por ata e bëjnë këtë vetëm se nuk ngrihemi ne. Në momentin që ne ngrihemi nuk ka tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë e as në Shqipëri!”, -tha Berisha mes të tjerave.

 

Berisha mesazh mbështetësve nga dritarja: Kur të ngrihemi, s’do të ketë vrimë për Edi Ramën!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook