Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Vlorë,

Situata hidrometeorologjike në gjirin e Vlorës është përkeqësuar, duke bërë që të pezullohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese nga dita e sotme në orën 18:00 deri në datën 7 janar.

Shpejtësia e erës do jetë 25-23 m/s dhe lartësi dallge deri në 2.50 metra brenda gjirit të Vlorës, ndërsa jashtë gjirit era do jetë me shpejtësi 35-40m/s dhe lartësia e dallgëve nga 3.50 deri në 4.50 metra.

Të gjitha mjeteve të vogla lundruese si anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike  në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 8 janar.

Përkeqësimi i situatës hidrometeorologjike në Vlorë, ndalohet udhëtimi i mjeteve të vogla lundruese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook