Vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve pas bullizimit, Lindita Nikolla paralajmëron ashpërsimin e ligjit për mediat online

Vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve pas

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka reaguar pas vetëvrasjes së nënës së katër fëmijëve në Durrës pas bullizimit dhe denigrimit të saj në platformën “TikTok”.

Teksa shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë, Nikolla paralajmëroi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal për krimet kibernetike.

“Një nënë e katër fëmijëve, u vetësakrifikua për shkak të denigrimit në mediat sociale. Fëmijët dhe bashkëshorti humbën njeriun e tyre më të dashur, që i kishte thirrur për t’u gëzuar bashkarisht për festat.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë t’u japin shkaktarëve dënimin maksimal, të merituar.

Kjo ngjarje tragjike duhet të shërbejë si një apel i fuqishëm për shoqërinë dhe institucionet.

Kuvendi do të rishqyrtojë menjëherë, me përparësi ashpërsimin e legjislacionit për mediat online dhe Kodin Penal, sidomos dispozitat që lidhen me krimin kibernetik, sulmet, fyerjet dhe agresivitetin në rrjetet sociale.

Agjencitë ligjzbatuese duhet të reagojnë më shpejt, me më shumë forcë dhe efiçience për parandalimin e rasteve të tilla, të cilat ndodhin para syve të të gjithë shoqërisë dhe shkaktojnë ngjarje tragjike e trauma familjare.

Ngushëllime fëmijëve, bashkëshortit dhe familjarëve të të ndjerës!
U prehtë në paqe!”, u shpreh Nikolla.

Vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve pas bullizimit, Lindita Nikolla paralajmëron ashpërsimin e ligjit për mediat online

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook