Pioli në hapat e fundit, Milan zgjeron listën e dëshirave, kryeson Conte

Rrugëtimi i Stefano Piolit në krye të Milanit është në hapat e fundit. Nëse nuk vjen ndonjë shkarkim i bujshëm, në fund të sezonit është e sigurt që Pioli do të largohet, vetëm nëse ndodhë ndonjë mrekulli, në rast se fiton Serie A, por dhe kaq mund të mos mjaftojë. Mediat italiane vijojnë të insistojnë në këtë pikë, Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues të kuqezinjtë, po punojnë me kohë të plotë për të gjetur një pasues.

Stefano Pioli
Stefano Pioli

Nga ana e tij, Pioli synon të mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Milan, më e gjata në karrierën e tij. Pioli synon të mbyll kampionatin mes katër ekipeve të para, ndërsa maksimumi do të ishte të fitonte ndonjë trofe, si Kupa e Italisë apo Europa League.

Pioli Ibra
Pioli Ibra

Tuttosport shkruan se katër janë profilet kryesorë në tavolinën e drejtuesve: Antonio Conte, Motta, Italiano dhe Farioli. Sigurisht, Conte qëndron në krye të listës, por në të njëjtën kohë është edhe opsioni më i ndërlikuar, pasi Conte ka një faturë të lartë financiare.

()

Arena e Lajmit

Pioli në hapat e fundit, Milan zgjeron listën e dëshirave, kryeson Conte

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook