Arrestimi i “Babit” nga Memaliaj në Itali, ish-anëtari i grupit të Aldo Bares kërkohej prej 13 vitesh (Detajet)

Faslli Qibini, një 64-vjeçar nga Memaliaj, i njohur në rrjetet e drogës si “Babi” apo “Vasco”, ka rënë në prangat e policisë italiane pas 13 vitesh në kërkim. Ai ishte dënuar me 22 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht heroinë midis Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe jugut të Italisë ku kryente biznes me klanin Di Lauro dhe me grupin kriminal “Nardielli” të krahut Oplontine. Qibini u arrestua teksa ecte në “Corso Secondigliano” në Napoli. Ai rezulton të jetë arratisur nga “arresti i shtëpisë” në prill 2011.

Policia italiane kishte vendosur në vëzhgim familjen e tij dhe kjo i kushtoi shumë 64-vjeçarit, i cili në fakt e shmangte shumë qarkullimin nëpër rrugë, por nuk mund të qëndronte larg bashkëshortes dhe djalit për festat e fundvitit. Gjatë festave, policia pikasi gruan dhe djalin e Qibinit teksa blinin cigare në një “Tobacco shop” edhe pse nuk ishin duhanpirës. Duke mbajtur nën vëzhgim ata, policia zbuloi Qibinin i cili në një moment shkoi vetë për të blerë cigare. 64-vjecari është transferuar në burgun e Secondigliano.

Kush është Faslli Qibini?
Emri i Qibinit përmendet qysh në fillim të viteve 2000, kur në Itali u shkatërruar një organizatë kriminale shqiptare e drejtuar nga Alfred Shkurti alias Aldo Bare. Pjesë e grupit që trafikonin drogë drejt Italisë, veç emrave të njohur si Edmond Bega e Enver Dondollaku, ishte dhe Faslli Qibini i njohur në grup si “Babi”.
Në vitin 2006, ai del i përfshirë në trafikun e heroinës edhe në një rast si bashkëpunëtor i klanit “Casalesi” ku bashkë me shqiptarin Lavdrim Shira dhe persona të tjerë, trafikonin heroinë në Itali.

Në 2019, ai del i përfshirë në një tjetër grup, tashmë i njohur si “Vasco”, ku bashkë me djalin e tij Jonjad Qibini, trafikonin marijuanë dhe heroinë në Itali.
()

Arena e Lajmit

Arrestimi i “Babit” nga Memaliaj në Itali, ish-anëtari i grupit të Aldo Bares kërkohej prej 13 vitesh (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook