Allegri nuk mendon për titullin, trajneri i “Zonjës së Vjetër” përkëdhel Yildiz

Max Allegri, trajneri i Juves, në vigjilje të sfidës kundër Salernitana-s, foli me respekt ndaj rivalit të tyre, pavarësisht se dy ditë më parë e mposhtën me rezultatin 6-1 në Kupën e Italisë, për Allegrin kjo është një sfidë tjetër, e vështirë. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” preku edhe temën Yildiz, talentin e ri turk që shkëlqeu në Torino:

Allegri

“Ndeshja në Salerno është e komplikuar, ata fituan ndaj Veronës dhe kanë ende shpresa për mbijetesën në elitë. Duhet ta mbyllim në mënyrë pozitive këtë pjesë të parë të sezonit dhe të ruajmë avantazhin që kemi ndaj skuadrës që renditet në vendin e pestë për t’u kualifikuar në Champions League. Nuk duhet ta ulim vëmendjen sepse në futboll nuk i dihet kurrë.

Jilldiz

Kush e nis titullar Chiesa apo Yildiz? Për mua është i rëndësishëm si ai që luan titullar, edhe ai që vjen nga stoli. Yildiz është një sulmues i dytë, një lojtar teknik me shumë gola në këmbë. Ka vendin e tij në fushë dhe nuk e shoh si një mesfushor. Për mua nuk ka rëndësi titullar apo jo, stoli është shumë i rëndësishëm gjatë ndeshjes, sidomos si për lojën që mund të zhvillohet ndaj Salernitanës”, u shpreh Allegri.

()

Arena e Lajmit

Allegri nuk mendon për titullin, trajneri i “Zonjës së Vjetër” përkëdhel Yildiz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook