Dita ujit të bekuar, besimtarët në Korçë, Fier dhe Gjirokastër kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë

Dita ujit të bekuar, besimtarët në Korçë, Fier dhe

Për të gjithë besimtarët ortodoks data 6 janar përkon me një festë të rëndësishme si ajo e ujit të bekuar. Për besimtarët dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. 

Sot të gjitha ujërat që rrjedhin janë të bekuar nga Zoti dhe të gjithë nxitojnë të mbushin ujë dhe ta ruajnë atë për gati një vit në shtëpi për të ardhur sërish 6 janari i vitit pasardhës. Në këtë festë të rëndësishme kryhet edhe ceremonia e hedhjes së kryqit në ujë ku ka qindra të interesuar edhe pse temperaturat nuk janë të favorshme. Hedhja e kryqit në ujë u zhvillua në qytete të ndryshme si në Korçë, Fier e Gjirokastër.

Kryqin në Korçë e ka nxjerrë nga uji 25-vjeçari, Ronaldo Kovaçi ndërsa në Fier ka qenë 30-vjeçari, Dhimitër Kapaj ai që ka kapur kryqin. Ndërsa në Gjirokastër si fillim është mbajtur mesha në kishë e më pas qytetarët u drejtuan drejt lumit Drino ku kryqin e kapi 13-vjeçari, Mojsi Mërkuri.

Dita ujit të bekuar, besimtarët në Korçë, Fier dhe Gjirokastër kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook