Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur se arrestimi i Sali Berishës është përpjekje për të fshirë emrin e tij dhe të PD-së nga historia.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë, deputeti demokrat paralajmëroi se “i kanë bërë llogaritë gabim”, duke theksuar se liderët mbeten, ndërsa kryetarët largohen.
“Është përpjekje për të fshirë nga historia emrin e PD-së dhe Berishës, dhe emrat të vetëm të ngelen ai i Ramës dhe Enver Hoxhës. I kanë bërë llogaritë gabim, ka një gabim i themi Ramës me kryetarëve dhe liderëve. Kryetarët ikin, liderët mbeten. Ndjekësit e tij janë besimtarë jo thjesht të diktatorit por të dinjitetit, lirisë e demokracisë.
Ne nuk do ta lejojmë poshtërsinë që të përmbysë Shqipërinë, do të marrim në dorë fatet e vendit”, tha Noka.