Lautaro Martinez është fare pranë rinovimit me Interin. Ka qenë vetë lojtari i zikaltërve që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë.
“Mungon diçka e vogël, jam i lumtur dhe mendoj vetëm për fushën e lojës. Jam i qetë, fola me agjentin dhe familjen. Mungon pak” – Tha Lautaro, i cili gjithsesi ka kontratë ekzistuese me klubin nga Milano deri në vitin 2026.
Shifrat flasin qartë, argjentinasi ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën në vitet e fundit, duke ndihmuar në arritjen e objektivave. Vetëm në këtë sezon, në 17 ndeshje, “El Toro” ka realizuar 16 gola.
(J.S/)