VIDEO/ 3 gola dhe 2 asiste, Zhegrova “shpërthen” në Francë

Lille triumfoi 12-0 ndaj Golden Lion, në ndeshjen e vlefshme për Coupe de France. Protagonist absolut për vendasit ishte Edon Zhegrova, i cili realizoi 3 gola dhe dhuroi 2 asiste.

Zhegrova realizoi përkatësisht në minutat 33’, 41’ dhe 42’. Sulmuesi shqiptar dhuroi pasin e fundit në golin e Yazici në minutën e 11-të dhe tek David në të 25-tën.
24-vjeçari ka luajtur më parë te Genk në Jupiler League të Belgjikës dhe në Super League të Zvicrrës me fanellën e Basel.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ 3 gola dhe 2 asiste, Zhegrova “shpërthen” në Francë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook