Dalin emrat e 3 shqiptarëve të dhunuar barbarisht nga serbët në Mal të Zi. Mësohet se sot me date 06.01.2023 rreth orës 14:00 në vendin e quajtur ‘Zelenika’ në afërsi të qytetit të Hercegnovit tre shtetas shqiptare me një mjet me targa gjermane janë sulmuar nga një grup prej 6 ose 7 personash pa asnjë shkak, duke i goditur fillimisht makinën dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptarë nga mjeti janë sulmuar fizikisht.
Nga goditja ata kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Këta shtetas janë paraqitur në policinë lokale me Hercegnovi për ndihmë dhe janë trajtuar fillimisht nga ana e mjekut ligjore ku janë konstatuar dëmtime te kategorizuar rrahje.
Nga ana e policisë malazeze iu është kërkuar të bënin denoncim, por këta shtetas të frikësuar nuk kanë pranuar të bëjnë një gjë të tillë deri në ardhjen e një avokati shqiptar. Shtetasit e dëmtuar janë; Klodjan Meaj; Azem Dervishi; Doris Kopaci.