Aksidenti i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Aksidenti i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.H., babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë pasi makina e tij Fiat Punto u përplas me një Audi në zonën e Mosciano-s.

Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik.

Shoferi i makinës tjetër, një 25-vjeçar, pësoi lëndime të lehta.

Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij aksidenti të rëndë, që i mori jetën të riut shqiptar.

Aksidenti i merr jetën 32-vjeçarit shqiptar në Itali

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook