Policia e Malit të Zi ka identifikuar tre personat, të cilët dyshohet se kanë dhunuar tre shtetasit shqiptarë.
Vijesti shkruan se shkak i kësaj ngjarja ka qenë një incident.
“Për ngjarjen është njoftuar prokurori, i cili do të deklarohet pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, por edhe për identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm, për të cilët publiku do të njoftohet në kohë. Personat e sulmuar janë gjetur në një automjet pa targa të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shtetasit me iniciale K.M., A. D., dhe D. K., janë tre shqiptarët e dhunuar nga një grup personash me origjinë serbe në qytetin Herceg Novi të Malit të Zi.
Drejtori i Policisë Herceg Novi, Slobodan Djokic, ka thënë se tre shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një mjet me targa gjermane, kur janë sulmuar nga 6 ose 7 persona pa asnjë arsye.
Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.
Nga ana e policisë malazeze u është kërkuar të bëjnë denoncim, por ata nuk kanë pranuar të kallëzojnë pa praninë e një avokati shqiptar.