Dhunimi barbar i tre shqiptarëve në Malin e Zi, mjeku i urgjencës për News24: Dy prej tyre kishin lëndime të mëdha në trup

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku tre shqiptarë janë dhunuar në Malin e Zi.

Menjëherë pasi kanë mbërritur në Shqipëri, tre shqiptarët që u dhunuan në Malin e Zi u dërguan në spitalin rajonal të Shkodrës. Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht nga një grup personash, që dyshohet se janë serbë të Bosnje Hercegovinës.

Mjeku i urgjencës Astrit Lahi shprehet për News24 se dy prej të dhunuarve mbërritën në orën 6:00 të mëngjesit në spital me dëmtime të konsiderueshme në kokë dhe trup. Pasi janë kryer të gjitha kontrollet, janë larguar nga spitali rreth orës 9:00 pasi nuk kanë shfaqur probleme që mund t’u rrezikohej jeta.

“Njëri prej të dëmtuarve ka një plagë të sy ka një traumë por është ekzaminuar nga okulisti dhe nuk rezulton me dëmtime të thella që mund të rrezikojnë shikimin”, u shpreh mjeku Lahi.

Dy prej tre personave të dhunuar shoqëroheshin nga familjarë dhe të afërm gjatë qëndrimit të spital por edhe forca policie derisa janë larguar duke mos pasur probleme të rënda shëndetësore.

Arena e Lajmit

Dhunimi barbar i tre shqiptarëve në Malin e Zi, mjeku i urgjencës për News24: Dy prej tyre kishin lëndime të mëdha në trup

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook