Tre gola për tri pikë, Milan kalon me sukses edhe transfertën në Empoli (VIDEO)

Pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Italisë, Milan bind edhe në kampionat, duke mposhtur 3-0 në transfertë Empolin. Tre gola për tri pikë për kuqezinjtë, që duken më të çliruar në këtë fillim viti. Qetësohet përfundimisht edhe trajneri Pioli, që në pak ditë sheh që të tijtë shënojnë 7 gola dhe janë brenda objektivave sezonalë.

Ndeshja është zhbllokuar shpejt, që në minutën e 11-të, kur Leao jep një asist për Loftus-Cheek dhe ky i fundit kalon në avantazh miqtë.

Empoli 0-[1] Milan – Ruben Loftus-Cheek 11′
byu/LacrimeAl94PorcoDio insoccer

Goli u jep më shumë zemër kuqezinjve dhe në minutën e 30- përfitojnë penallti, që kthehet në gol nga Giroud. Me avantazhin e të dy golave Milan shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.

Empoli 0-[2] Milan – Olivier Giroud (P) 31′
byu/LacrimeAl94PorcoDio insoccer

Vendasit u munduan disi të hynin në lojë në pjesën e dytë, por e patën të pamundur të shënonin. Ndërsa në minutën e 88-të vjen edhe goli i tretë dhe i nokautit, ku Traore vulos shifrat në 0-3.

GOLI I TRETE

Një sukses që mban Milanin në vendin e tretë, duke shpresuar në hapat fals të rivalëve. Në fushë për Empolin ishte titullar për 90 minuta Ismajli, ndërsa Etrit Berisha dhe Stiven Shpendi nuk u aktivizuan.

()

Arena e Lajmit

Tre gola për tri pikë, Milan kalon me sukses edhe transfertën në Empoli (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook