“Bedria u bë viktima e radhës e dhunës së bashkëshortit e mentalitetit patriarkal”, Erisa Xhixho për vdekjen e 41-vjeçares në Durrës: Kemi ligje por për çfarë vlejnë?

Deputetja e PD-së Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, i cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë pak ditë më parë në Durrës.

Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Xhixho shkruan se ‘Bedria u bë viktima e radhës së dhunës së bashkëshortit e mentalitetit patriarkal të rrënjosur thellë në shoqërinë tonë.

Sakaq ajo e vë theksin te zbatimi i ligjit, ku shprehet se ‘Kemi ligje, por për çfarë vlejnë kur nuk mbrojnë dot gratë e këtij vendi?’

Postimi i plotë:

Shumë e vështirë të shkruaja për humbjen e jetës në mënyrë tragjike të nënës së 4 fëmijëve që sot janë jetimë.

Fatkeqësisht, Bedria u bë viktima e radhës e dhunës së bashkëshortit e mentalitetit patriarkal të rrënjosur thellë në shoqërinë tonë, që ka marrë qindra jetë nënash e vajzash ndër vite.
Në rastin e Bedries së ndjerë, kësaj dhune iu bashkua dhuna psikologjike, fyerja dhe denigrimi që gjenerohet lirshëm përmes rrjeteve sociale.

Fatkeqësisht, kjo shoqëri patriarkale e mesjetare nuk kupton që ka njerëz të ndjeshëm, të cilët nuk pranojnë dot llumin e komenteve negative dhe cenimin e dinjitetit.
Në këtë realitet armiqësor me gruan, Bedria pati kurajën ta denonconte këtë dhunë një vit e gjysmë më parë, pa u bërë ende viktimë e saj. Ajo kërkoi ndihmë, por ata që ligji i ka ngarkuar me detyrën për t’i mbrojtur ata që cenohen në raste të tilla, e injoruan thirrjen e saj.

Kemi ligje por për çfarë vlejnë ato dhe organet ligjzbatuese kur nuk mbrojmë dot gratë e këtij vendi?
Denoncimi i Bedries iu bashkua më shumë se 200 denoncimeve të tjera për bullizëm gjatë vitit që lamë pas. Ajo mbeti e vetme sepse organet ligjzbatuese që duhej ta mbronin kanë dështuar, policimi në komunitet ishte inekzistent në rastin e saj.

Përvoja na ka treguar se në raste të tilla, denoncimet përfaqësojnë vetëm majën e ajsbergut. Dhuna e padenoncuar, sidomos ajo psikologjike, është kudo. Ndaj rasti i gruas 41-vjeçare duhet të na shërbejë si kambanë alarmi për të mos lejuar më që gratë të vriten në këtë vend.

Tragjedi të tilla duhen shmangur para se të ndodhin dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet zbatimit pikë për pikë të ligjeve dhe adresimit të ankesave e denoncimeve të grave e vajzave.

Më shumë se kurrë, sot ia kemi detyrim fëmijëve të asaj nëne dhe fëmijëve tanë që Shqipëria të mos jetë më vendi ku gratë vriten, po vendi ku ato gëzojnë mbështetjen e shtetit e shoqërisë, e cila vetëm falë tyre shkon përpara.
Ngushëllime të sinqerta fëmijëve dhe familjarëve!

Arena e Lajmit

“Bedria u bë viktima e radhës e dhunës së bashkëshortit e mentalitetit patriarkal”, Erisa Xhixho për vdekjen e 41-vjeçares në Durrës: Kemi ligje por për çfarë vlejnë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook