Vazhdojnë reshjet me intensitet mesatar në qarkun e Korçës edhe gjatë ditës së sotme.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për se reshje të dendura kanë rënë edhe në akset rrugore Korçë-Voskopojë dhe Zëmblak-Doganë-Goricë.
Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës. Po ashtu kontraktorët ndodhen në terren dhe po bëjnë të mundur kriposjen e rrugëve dhe hapjen e tyre.
()