Në Juglindje vijojnë reshjet me intensitet mesatar, kryesisht në qarkun e Korçës, në akset rrugore Korçë–Voskopojë dhe Zëmblak–Doganë–Goricë.
Momentalisht nuk evidentohen bllokime, por rekomandohet kujdes i veçantë nga drejtuesit e automjeteve dhe përdorimi i gomave dimërore dhe në segmente të ndryshme, përdorimi i zinxhirëve të borës.