Kontratë 2-vjeçare, mesfushori nënshkruan me Partizanin

Redon Ismaili është afrimi më i fundit i Partizanit. Klubi i kuq ka bërë me dije se ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me mesfushorin 21-vjeçar.

“Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë” – Shkruan Partizani. Ismajli ka luajtur së fundmi me Gjilanin, në Kosovë.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Kontratë 2-vjeçare, mesfushori nënshkruan me Partizanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook