I dëmtoi kursi i këmbimit, eksportuesit paralajmërojnë nisjen e protestave te kryeministria

I dëmtoi kursi i këmbimit, eksportuesit paralajmërojnë

Me punonjësit përpara kryeministrisë për të protestuar, ky është hapi i radhës që eksportuesit kryesorë në vend pritet të ndërmarrin në javët në vijim.

Zhvlerësimi i monedhës europiane dhe Dollarit, mungesa e fuqisë punëtore, mungesa e laboratorëve të akredituar për cilësinë, por dhe granteve e subvencioneve sipas eksportueseve po I shtyjnë kompanitë e tyre drejt falimentimit.

‘Ne do ti paralajmërojmë për një protestë do të organizohet me punonjësit, grumbulluesit, fermerët tanë, dhe fasonët,’ shprehet eksportuesi Filip Gjoka, për A2CNN.

Teksa në harkun e një viti, monedha europiane është zhvlerësuar me 13,5%, ndërsa rënia e Dollarit në raport me vjet arrin në 15%, eksportuesit deklarojnë se nuk u ndihmuan nga qeveria as me politika lehtësuese fiskale për këtë pjesë.

‘Dy probleme që menduam se i zgjidhëm kur dolëm në konferencë shtypi me ministren e financave as njëra apo tjetra nuk u realizua. Shumë shtete që janë ndodhur në këtë katrahurë kanë ndërhyrë me forma e politika fiskale për t’i mbajtur në këmbë këto kompani.’

Ndalur tek grupi ‘Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët’  eksportet ranë me 22% krahasuar me periudhën 10 mujore të një viti më parë. Sipas kryetarit të Shoqatës Filip Gjoka, një pjesë e rëndësishme e mallit ka ngelur stok.

 ‘Problemi i madh është ngelja e mallit stok sidomos në Koplik, ka ngelur qindra tonë mall pa u shitur si rezultat i zhvlerësimit të euros dhe dollari sepse nuk kemi mundësi të kapim tregjet.’

Ndodhur përballë kësaj situate, kompanitë eksportuese kanë nisur dhe shkurtimin e stafit.

Në konferencën vjetore ministri i Financave dhe ekonomisë, Ervin Mete deklaroi se ky institucion është në dialog me eksportuesit me fokusin të një transformimi të sektorit, sepse mundet që edhe vetë sektori të kalojë në një sektor me punë porositësin në cikël të mbyllur dhe që prodhon më me vlerë të shtuar.

I dëmtoi kursi i këmbimit, eksportuesit paralajmërojnë nisjen e protestave te kryeministria

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook