Aksidenti tragjik në Itali, ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Aksidenti tragjik në Itali, ndërron jetë 32-vjeçari

Viktima dhe momenti i përplasjes

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në provincën e Mosciano-s në Itali, ku për pasojë ka mbetur viktimë një shtetas shqiptar.

Ky i fundit është identifikuar si Eduart Hoxha, 32 vjeç, baba i dy fëmijëve.

Hoxha është përplasur me automjetin e tij “Fiat” nga një makinë tip “Audi” që drejtohej nga një i ri italian.

Nga përplasja e fortë 32-vjeçari është plagosur rëndë dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve, ndërsa shoferi italian ka pësuar dëmtime më të lehta.

Sipas mediave italiane viktima ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte mbaruar turnin e punës në një kompani aty pranë rreth orës 18:00 ditën e djeshme, kur u përplas për vdekje.

Aksidenti tragjik në Itali, ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar, baba i dy fëmijëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook